Pas 22 viteve Samiti i NATO-s do të mbahet në Turqi

Javën që vjen në Ankara do të mbahet Samiti i NATO-s ku do të mblidhen liderët e aleancës për të diskutuar sfidat e sigurisë, raporton Portalb.mk.

32 liderët e vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, si dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes më 7 dhe 8 korrik do të mblidhen në kryeqytetin turk.

Ky samit, i 36-ti me radhë shihet si kritik për të ardhmen e aleancës.

Fokusi pritet të jetë në rritjen e investimeve në mbrojtje, forcimi i prodhimit transatlantik në mbrojtje si dhe mbështetja e Ukrainës.

Në samit përveç vendeve anëtare, do të marrin pjesë edhe partnerët nga Indo-Paqësori, Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re.

Kujtojmë se samiti i fundit i NATO-s që u mbajt në Turqi ishte në vitin 2004, në Stamboll. Vitin e kaluar samiti u mbajt në Hollandë.

NATOSamiti i NATOTurqia