Italia ka përgjysmuar numrin e avionëve që mund të menaxhohen në hapësirën e saj ajrore, pas problemeve të shfaqura gjatë natës në rrjetin e transmetimit të të dhënave që mbështet shërbimet e kontrollit të trafikut ajror në të gjithë vendin. Kompania italiane e navigimit ajror ENAV përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik, ndërsa mijëra fluturime janë përballur me Vonesa dhe Anulime, raporton ABC.
Përballë kësaj situate me të cilën po përballet Italia, Aeroporti Nderkombetar I Tiranes Nene Tereza lëshoi njoftimin e rëndësishëm për anulimin e disa fluturimeve nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas me linjat te cilat përfshijnë qytete si Milano, Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova.
Aeroporti Ndërkombëtare i Tiranës këshilloi pasagjereë Shqiptare te kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme njoftimet nga Kompanitë Ajrore mbi statusin e Fluturimit te Tyre.
Për të garantuar vijimin e fluturimeve, Kompania Italiane e Navigimit Ajror ENAV bëri të ditur se po përdor sisteme alternative të transmetimit të të dhënave, me qëllim që të mundësojë sa më shumë nisje avionësh gjatë mëngjesit të së premtes, përfshirë edhe fluturimet ndërkontinentale. Megjithatë, trafiku ajror po operon me 50% të kapacitetit të përgjithshëm.
Sipas kompanisë, sistemet rezervë kishin mundësuar funksionimin normal të trafikut ajror deri në orën 06:00. Por, me rritjen e numrit të fluturimeve dhe vazhdimin e problemeve teknike, u vendosën masa për rregullimin e flukseve të trafikut dhe kufizimin e numrit të avionëve që mund të menaxhohen në hapësirën ajrore italiane.
Problemet kanë shkaktuar vonesa në aeroporte të ndryshme të vendit, përfshirë aeroportin Fiumicino të Romës, si dhe aeroportet që u shërbejnë qyteteve të Milanos dhe Bergamos.
Kompania Italiane e Navigimit Ajror ENAV njoftoi se teknikët kanë identifikuar anomalitë në rrjetin e transmetimit të të dhënave dhe po angazhojnë të gjitha burimet në dispozicion për të rikthyer funksionimin e plotë dhe për të minimizuar pasojat për udhëtarët. Kompania përjashtoi veprimtarinë keqdashëse, duke theksuar se, pavarësisht ndërprerjeve dhe kufizimeve, siguria e operacioneve të fluturimit nuk është cenuar.