Padi ndaj drejtorit dhe zëvendësit të tij për shkak keqpërdorimeve me provime në një shkollë në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit dhe zëvendësit të tij për shkak keqpërdorimit të detyrës dhe autorizimit zyrtar gjatë dhënies së provimeve me korrespodencë për katër nxënës, transmeton Portalb.mk.

“E denoncuara e parë, si zëvendësdrejtore në shkollën teknike “Nace Bugjoni” në Kumanovë dhe e emëruar për të realizuar detyra shtesë – udhëheqjen e provimeve të korrespodencës nga 01.09.2022 deri më 31.08.2023, dhe i denoncuari i dytë, si drejtor dhe i emëruar për të kryer detyra shtesë – udhëheqjen e provimeve të korrespodencës nga 01.09.2023 deri më 31.08.2024, u kanë mundësuar nxënësve me korrespodencë të regjistrohen dhe të japin provime për vitin pasardhës pa e përfunduar vitin paraprak”, raportoi Policia e RMV-së.

Policia ka ngritur padi ndaj zëvendësdrejtores 46 vjeçare A.B. dhe ndaj drejtorit 41 vjeçar S.D.

Ata ndër të tjera nuk kishin dorëzuar vërtetime për ndjekjen e praktikës gjatë pushimeve.

DrejtorëMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Padi penalePolicia e Maqedonisë së VeriutShkolla të mesme