Numri i të vrarëve në Gaza nga Izraeli shkoi në mbi 42 mijë

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza ka shkuar në 42,126 raporton Portalb.mk.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza në 24 orët e fundit mbetën të vrarë 61 persona ndërsa 231 të tjerë u plagosën.

Që nga 7 tetor 2023 e deri më sot numri i palestinezëve të vrarë nga Izraeli ka arritur në 42,126, ndërsa numri i të plagosurve në 98,117.

Sipas raportimeve nëpër rrënoja ka ende kufoma të të vrarëve, ndërsa nuk mund të arrihet deri te ata për shkak të pengesave nga Izraeli.

GazaIzraeliPalestina