Libraria ” Nobel” nga sot, pra data 11 korrik e deri më 11 gusht do të ketë hapur Panairin Veror të Librit i cili do jetë në dispozicion për lexuesit e vizitorët për një muaj rresht. Vendi ku do të zbarkojnë plotë 2000 tituj nga shtëpi të ndryshme botuese me të cilat bashkëpunon kjo librari është qendra e qytetit të Tetovës, para Pallatit të Kulturës.
“Do të ketë libra për të gjithë moshat dhe zbritje deri në 30%” – thotë Muhamed Asllani, drejtuesi i “Nobelit”.
Më tej shton se “e morëm këtë vendim për këtë panair pasi është koha kur edhe ka shumë mërgimtarë të cilët dëshirojmë të shohin trendet e botimit të librave shqip. Të shohin se ç‘libra qarkullojnë dhe janë botuar së fundmi. Pse jo të marrin me vete ndonjë” – thotë për Portalbin Muhamedi.
Çdo panair libri është lajm i mirë për çdo qytet, pasi qytetërimi zhvillohet me libra dhe jo me beton.
Çdo ditë nga ora 12 e ditës e deri më 12 në mesnatë para Pallatit të Kulturës do gjeni libra nga shtëpitë botuese si: Onufri, Toena, Pegi, Pema, Bota Shqiptare etj.
Në kuadër të këtij panairi parashihen dhe biseda e takime, lexime letrare me të rinj.
Me që po afrohet dhe koha e pushimeve secili ka nevojë për libra të rinj e sidomos për ata që nisen për pushime. E tani, sa e rëndësishme është të marrësh me vete librin e duhur për pushime do ju flasim në një shkrim të radhës ku edhe do rekomandojmë libra plazhi bashkë me stafin e Portalbit.
Deri atëherë, provoni të gjeni diçka vet në këto 2000 tituj që ua sjell “Nobeli”. Plus kësaj, Tetovës i duhet që karshi shitësve të misrave, top- sheqerëve e pajisjeve të ndryshme të çuditshme që shiten në rrugë, t’i shtohet dhe shitja e librit që veç mund ta fisnikëroj këtë pamje. Ndaj, ndiqeni këtë panair!
[…] “Nobel” këtë vit ka vendosur ta rrit kohëzgjatjen e panairit të librit, edhe për të rritur numrin e vizitorëve edhe për shkak të mërgimtarëve që kthehen në […]