Nga vallja te molotovët dhe gazi lotsjellës, çfarë po ndodh në ditën e 6-të të protestës?

Pak minuta më parë është marrë vendimi nga gjykata e Tiranës për disa nga protestuesit e arrestuar gjatë protestave të studentëve. Siç raporton Klan, janë liruar pjesa më e madhe e protestuesve të ndaluar. Për 21 personat e ndaluar që ishin të mitur, gjykata vendosi masën e “mbikëqyrjes nga familjari”.

Për tre të mitur të tjerë u vendos masa “detyrim për tu paraqitur”. Gjykata e Tiranës liroi nga qelia 12 persona të tjerë të cilët ishin arrestuar në protestë me dyshimin e përfshirjes në akte të dhunës, duke caktuar ndaj tyre masën e “detyrimit për tu paraqitur”.

Masa e “arrestit në shtëpi” u caktua vetëm për një person. Ndërkohë në gjykatën e Tiranës vijon të mbahet një tjetër seancë për persona të tjerë të arrestuar në protesë.

Policia ka nisur të hedhë ujë me presion drejt protestuesve. Efektivët e rendit kanë krijuar një kordon të konsoliduar…

“Turistët po kalonin me valixhe, të rinjtë u hodhën molotovë”, ishte kjo ‘shkëndija’ e tensionit sipas gazetarit Maksi Rama. Kanë nisur shoqërimet e para për sot, ndërsa protestuesit po zhvendosen drejt qendrës së Tiranës. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas fjalimit të gjatë të kryeministrit Edi Rama për protestat, duke kërkuar sërish dorëheqjen e tij.

Ashtu siç ishte parashikuar, Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një takim në Pallatin e Brigadave me krerët e komuniteteve fetare, ku në fokus të diskutimeve mësohet se janë përplasjet e ditëve të fundit në protestë.

“Mos përfshini të miturit në protestat e dhunshme, mbrojtja e tyre është prioritet për ne. Është e rëndësishme të dini ku janë fëmijët tuaj, me kë janë dhe çfarë përmbajtjesh kanë në rrjetet sociale. Flisni me ta për rreziqet dhe këshillojini që të largohen në mënyrë të menjëhershme nga vendi ku ata ndodhen dhe të jenë në një vend të sigurt”, është ky apeli për prindërit nga ana e zëvendësministres së Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti.

Edi RamaProtestaSali BerishaShqipëriaTirana