Nga sot në RMV rrymë më të lirë në bllokun e parë për 5,16 përqind, shtrenjtim minimal në bllokun e tretë dhe të katërt

Energjia elektrike për amvisëritë nga sot ulet me 5,16 përqind për bllokun e parë, për bllokun e dytë dhe tarifën e lirë mbetet e njëjtë, për bllokun e tretë rritet me 2,88, ndërsa për bllokun e katërt për 1,86 përqind, me ç’rast çmimi për çdo bllok është për,mbledhje e çmimit për energjinë elektrike aktive plus tarifa e rrjetit, shkruan MIA, njofton  Portalb.

Kjo, sipas kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetik (KRRE) Marko Bislimoski, mundësoi vendosjen e tarifës për qasje në rrjet prej 200 denarë në muaj, të cilën do ta paguajnë të gjithë përdoruesit nga fillimi i vitit. Në të kundërtën në qoftë se nuk vendosej, siç thotë, do të  kishte rritje të çmimeve për 3,4 përqind në bllokun e parë, për 8,62 përqind në të dytin, për 9,46 në të tretën dhe për 4,92 përqind në bllokun e katërt, ndërsa tarifa e lirë do të rritej me 15,42 përqind. Gjithashtu, kompensimi për qasje në rrjet mundësoi ulje të tarifës së rrjetit për pothuajse 23 për qind.

“Me qasjen e re konceptuale drejt rrjetit, u bë një shpërndarje e drejtë e shpenzimit të rrjetit ndërmjet përdoruesve të rregullt dhe atyre konsumatorëve që përdorin herë pas here objektet. Në momentet kur kemi zbatuar tarifën e çasjes në rrjet, jemi udhëhequr në radhë të parë nga një nga vlerat më të rëndësishme themelore të Kushtetutës sonë, që është drejtësia sociale. Duke futur këtë qasje në rrjet, ne kemi bërë të mundur uljen e kostos së tarifave të rrjetit me gati 23 përqind. E gjithë kjo na lejoi që t’i sjellim çmimet që i publikuam”, tha Bislimoski.

Ky, shtoi ai, është vendimi i parë për çmimin i llogaritur dhe i publikuar në Gazetën Zyrtare nga furnizuesi universal EVN Home, nën kontrollin e KRRE-së.

Theksoi se tek 80 përqind e amvisërivee tashmë fubksionon tarifa e lirë ditore në periudhën nga ora 13 deri në ora 15 që u soll nga 1 dhjetori i vitit të kaluar.

Në bllokun e parë janë amvisëritë të cilat harxhojnë nga 0 deri në 210 kilovat orë energji elektrike në muaj, në të dytin nga 210 deri në 630, në të tretin nga 630 deri në 1.050 dhe në të katërtin ata që harxhojnë mbi 1.050 kilovat orë në muaj.

Sipas Bislimoskit, rreth 80 përqind e amvisërive janë në bllokun e parë dhe të dytë Konsideron se me vendosjen e tarifës së lirë ditore do të zvogëlohet harxhimi sipas blloqeve, ndërsa në llogari të saj do të rritet në tarifën e lirë, ku çmimi është dy herë më i lirë nga blloku i parë.

Energjia elektrike - rrymaKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)