Nga 1 korriku në RMV do të ndalohet lëvizja në pyje dhe zona pyjore

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, po vendoset ndalim i plotë i lëvizjes në pyje – njofton Ministria e Bujqësisë. Vendimi është marrë në përputhje me udhëzimet e Qeverisë dhe kërkesat e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” dhe parqeve kombëtare që menaxhojnë zonat e mbrojtura, transmeton Portalb.mk.

Vendimi është marrë për të parandaluar shfaqjen e zjarreve pyjore në zona të hapura gjatë periudhës së verës.

Ministria thekson se lëvizja në zonat pyjore do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga degët e NP “Pyjet Kombëtare” dhe parqeve kombëtare.

“Për mosrespektimin e këtij ndalimi të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, individët e kapur duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do të gjobiten me 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë në denarë”, njofton Ministria e Bujqësisë.

NP "Pyjet e Maqedonisë"Zjarr