Nesër në Teatrin e Gostivarit jepet premiera e shfaqjes “Njeriu që pa vdekjen me sy”, vepra sjell humor dhe reflektim

Nesër me (4 tetor), në Teatrin e Gostivarit, me fillim nga ora 19:00, jepet premiera e komedisë “Njeriu që pa vdekjen me sy” me autor Viktor Eftimiu, nën regji të Elmir Sejfullait, shkruan Portalb.mk.

Regjisori i shfaqjes Elmir Sejfullai për Portalb.mk tha se në rastin e personazheve të shfaqjes secili prej tyre sheh vdekjen me sy kur ballafaqohet me një sfidë të jetës.

“Vdekja në titullin e kësaj pjese dramaturgjike është metaforë të cilës mund ti jepet një domethënie shumë dimensionale. Gjithsesi në rastin e personazheve të shfaqjes secili prej tyre sheh vdekjen me sy kur ballafaqohet me një sfidë të jetës. Megjithatë, pesha e sfidave të jetës nuk i manifestojmë të gjithë sipas peshës. Ajo që për mua mund të jetë tragjike, për dikë tjetër mund të jetë problem i vogël”, tha Sejfullai.

Ai tha se socializimi apo idividuializmi është një dilemë e përhershme.

“Varet nga shoqëria, tradita dhe kultura. Në rastin e shfaqjes tonë, me që personazhet i kemi sjellë kohë dhe janë në mes nesh mendoj që shoqëria që mohon më shumë ndikon në jetët tona. Dua të them sikur ngjarja të ndodhte diku në perëndim, ndoshta njeriu atje është më i forte”, tha Sejfullai.

Sejfullai potencoi se argëtimi në teatër nuk është i njëjtë me argëtimet tjera sepse nëpërmjet teatrit argëtimi është edukativ dhe arsimor.

“Patjetër. Me që është medium i rrallë që i ka mbijetuar kohës do të thotë se konsumuesi i teatrit sheh aty platformën për reflektim, mesazh, por edhe për argëtim i cili në ditët e sotme është më se i nevojshëm. Por, argëtimi në teatër nuk është i njëjtë me argëtimet tjera sepse nëpërmjet teatrit argëtimi është edukativ dhe arsimor”, tha Sejfullai.

Ai shtoi se kjo vepër është një pasqyrë e realitetit tonë.

“Patjetër që është. Por siç thash në fillim vdekja si term në titull nuk pasqyron vetë vdekjen është metaforë pasi që shfaqja është komedi vdekja pasqyron shumështresimin e problemeve të personazheve ku ato shohin vdekjen nga veprimet e tyre, por edhe të personazheve me të cilët komunikojnë”, tha Sejfullai.

Artin nuk mund ta mund asnjë forcë tokësore, sepse arti vetë është hyjnor, tha Sejfullai.

“Dështim. Nuk guxon publiku nga një pjesë teatrale të del jo vetëm pa emocion (qoftë të qesh, apo të shqetësohet nga problemet e personazheve), por edhe pa marr një mesazh të rëndësishëm nga një shfaqje. Andaj, regjisorët duhet të përzgjedhin tekste të cilat nuk do ta lënë publikim indiferent. Artin nuk mund ta mund asnjë forcë tokësore, sepse arti vetë është hyjnor”, tha Sejfullai.

Në shfaqje luajnë aktorët: Driton Lazami, Besian Sulejmani, Arian Ejupi, Kujtime Ahmeti, Afrodita Xhaferi Krasniçi dhe Besnik Rushiti.

Për të gjithë të interesuarit hyrja 200 denarë. Për student dhe pensionistë 100 denarë. Për persona me nevoja të veçanta, falas.

Biletat mund ti gjeni në kontakt telefonin: +389 71 222 112.

Kultura shqiptareKulturë lajmeTeatër shfaqje teatroreTeatri i Gostivarit