Shtëpia ime e moçme  

Poezi nga Irfan Muslija

Dua të kthehem menjëherë,

të vij te ti shtëpia ime e moçme,

mos më mbaj mëri të lutem,

pse ika prej teje.

shumë u vjetrove,

desha flladi i mbrëmjes,

të hy nëpër dhomat tua.

Tani unë nuk rri këtu më,

do të vij te ti,

shtëpia ime e moçme.

Poezi