Nesër në Europe House Tetovë do të zhvillohet ngjarje për informim rreth programit Erasmus+

Nesër, më 16 tetor, në ambientet e Europe House Tetovë, do të mbahet ngjarje ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth programit Erasmus+, i cili nxit shkëmbimin studentor, bashkëpunimin dhe mobilitetin në të gjithë Evropën, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja, e organizuar në bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së dhe Agjencinë Kombëtare për Programet Europiane Arsimore dhe Mobilitetin, do të mbahet nga ora 11:00 deri në 15:00 në Europe House Tetovë.

Kjo ngjarje të rinjve do t’ju mundësojë:

  • Të marrin informacione rreth mundësive që ofrojnë vendet anëtare të BE-së.
  • Të takojnë përfaqësues dhe të marrin informacione të drejtpërdrejta për të studiuar në Evropë.
  • Ti bëjnë hapat e para drejt një përvoje arsimore ndërkombëtare.
Bashkimi Evropian (BE)Delegacioni i Bashkimit Evropian në RMVErasmus & Erasmus +Europe House Tetovë