Në shtëpinë e një shtetasi të Kosovës në Shkup është gjetur sasi e madhe armësh dhe municioni, Prokuroria ka nisur hetim

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një shtetasi të Kosovës 37 vjeçar me vendbanim në Kondovë, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Më 18 qershor, gjatë kontrollit të ushtruar në objektin ku ai qëndronte, policia zbuloi një sasi të madhe armësh zjarri dhe municionesh, mes të cilave armë, municione dhe lëndë shpërthyese të ndaluara për qytetarët.

“Gjatë bastisjes te G.B., e pranishme ka qenë edhe A.GJ., kurse janë gjetur tri bomba dore, një raketahedhës dore-zola, një pistoletë, katër karikatorë të pushkës automatike, 164 plumba kalibër i ndryshëm dhe gjashtë patrona për pushkë gjuetie. Personat janë privuar nga liria dhe janë në mbajtje në stacion policor dhe kundër tyre, në konsultim me Prokuror Publik kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës penal me procedurë të shpejtë”, njoftuan ngha MPB.

Meqenëse ekziston rreziku i arratisjes dhe mundësia e përsëritjes së veprës nga i dyshuari, prokurori publik kompetent gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

ArmëKosovaMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Prokuroria Themelore Publike (PTHP) RMV
Comments (0)
Add Comment