Kenianët Hilary Chemwono dhe Irine Jeruto fitues të maratonës së 20-të të Shkupit

Kenianët, Hilary Chemwono në konkurrencën e meshkujve dhe Irine Jeruto në konkurrencën e femrave, fituan Maratonën e 20-të të Shkupit të këtij viti. Chemwono vrapoi 42 km për dy orë, 13 minuta e 27 sekonda, dhe Jeruto për 2 orë, 37 minuta dhe 52 sekonda, transmeton Portalb.mk.

Tek meshkujt vendin e dytë e fitoi keniani Daniel Kiprotich, ndërsa të tretin, sportisti më i mirë maqedonas, Dario Ivanovski. Në garën e femrave, maratonistja më e mirë maqedonase Adriana Pop Arsova ishte e dyta, ndërsa Vivian Jelagat nga Kenia ishte e treta.

Në garën gjysmë maratonë 21 km për meshkuj, dominuan garuesit nga Turqia. Vendi i parë i takoi Can Huseinit, vendin e dytë e fitoi Emektar Murat dhe vendin e tretë Gediklioglu Abdurrahman. Garuesi më i mirë maqedonas në garën gjysmë maratonë ishte Ivan Peshovski, i cili përfundoi në vendin e gjashtë.

Në garën e femrave, Milica Mirçeva nga Bullgaria fitoi garën gjysmë maratonë. Në vendin e dytë ishte Gresha Bakracci nga Shqipëria, ndërsa e treta Julie Larsen nga Norvegjia.

Në maratonë vrapuanë një numër rekord prej 13,400 konkurrentësh nga 55 vende.

Sponsor kryesor i maratonës është Ministria e Sportit, së bashku me Qytetin e Shkupit dhe Delegacionin e BE-së në Shkup.

ShkupiWizz Air