Në Maqedoninë e Veriut u rrit numri i shfaqjeve dhe shikuesve në teatër, ndërsa te institucionet tjera rënie

Numri i shfaqjeve në teatër, sikurse edhe numri i shfaqjeve është rritën gjatë vitit 2024/2025, krahasuar me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2024/2025 krahasuar me vitin 2023/2024 më shumë shfaqje të prezantuara nëpër teatrot profesionale për 20.9 %, gjithashtu për 20.5 % më shumë vizitorë”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, duke raportuar rritje edhe te ansambli profesion për këngë dhe valle popullore.

Te ansamblet profesionale ë këngëve dhe valleve popullore janë regjistruar 28 koncerte me 19 920 vizitorë.

Kjo rritje nuk ndodhi te teatrot për fëmijë dhe të rritur, pasi ka ulje të numrit të shfaqjeve për 24.9 %, ndërsa numri i vizitorëve u ul për 30.9 %. Ulje ka pasur edhe te teatrot amatore dhe te filarmonia.

Në teatrot profesionale janë interpretuar 187 vepra në 1 105 shfaqje, ndërsa janë regjistruar 198 756 vizitorë. Te ato profesionale për fëmijë dhe të rritur janë interpretuar 27 vepra në 163 shfaqje, duke mbledhur 16 534 shikues.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”Festival i teatritFilarmonia e Maqedonisë së VeriutKulturë lajmeMinistria e Kulturës dhe Turizmit (MKT)Teatër shfaqje teatroreTeatri Kombëtar ShqiptarVallëzim