Në Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më shumë po përdoren pagesat digjitale

Trendi i mëtejshëm pozitivi i rritjes së pagesave digjitale vazhdoi në Maqedoninë e Veriut edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024. Këtë e sqaroi Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut përmes statistikave, transmeton Portalb.mk.

“Konkretisht, në tremujorin e dytë të vitit 2024, është vërejtur një rritje vjetore e ndjeshme e numrit dhe vlerës së transaksioneve të pagesave të qytetarëve në tregti, me karta të lëshuara nga ofruesit vendas të shërbimeve të pagesave, përkatësisht 17,2% dhe 16,2%. Rritja e numrit të transaksioneve të pagesave është kryesisht për shkak të rritjes së lartë vjetore të pagesave e-commerce prej 21,8%, me një rritje solide prej 16,8% edhe në pagesat në terminalet POS”, raportoi Banka.

Banka vlerësoi se në Maqedoninë e Veriut po regjistrohet një trend i rritjes së mëtejshme në përdorimin e kanaleve digjitale gjatë kryerjes së pagesave, veçanërisht përmes kartelave pagesore dhe celularit.

“Numri i transaksioneve të pagesave duke përdorur aplikacionet e pagesave celulare në tremujorin e dytë të këtij viti është 44,3% më i lartë se numri i këtyre transaksioneve në të njëjtën periudhë të vitit 2023, si dhe është shënuar një rritje vjetore solide prej 12,6% të transaksioneve të iniciuara nëpërmjet bankimit online”, raportoi Banka.

Banka - BankëBanka Popullore e RMVDigjitalizimIdentiteti digjitalKartelë bankare - kreditoreKredi bankareShërbime elektronike - digjitale shetërore