Ndërroi jetë në një vetëaksident motoçiklisti në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që një motoçiklist ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes, transmeton Portalb.mk.

“Në Stacionin Policore në Radovisht u raportuar që në rrugën magjistrale Radovish – Shtip, një motor “Yamaha” pa regjistrim, ka devijuar jashtë rrugës”, raportoi Policia.

Ngasësi i motorit ishte 35 vjeçari S.M. nga Strumica.

Ndihma e shpejtë kishte marrë 35 vjeçarin dhe e kishte dërguar në Spitalin Klinik në Shtip ku ishte konstatuar edhe vdekja e tij.

Në periudhën e njëjtë në Stacionin Policor në Kavadarci është raportuar edhe për një aksident tjetër me motor “Hamachi”, pa regjistrim, ku motoçiklisti ka marrëve vetëm lëndime të lehta trupore.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Ndihma e Shpejtë mjekësoreVdekje