Moti sot në RMV: Pjesërisht i vranët me mot me diell dhe temperaturë deri në 26 gradë

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në parashikimin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) thuhet se në pjesët veriore të vendit do të ketë reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm, të cilët do të pasohen me bubullima dhe erë të fortë. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 6 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës nga 14 deri në 26 gradë Celsius, transmeton Portalb.mk.

Mot i ndryshueshëm me vranësira është paralajmëruar edhe për ditën e sotme në kryeqytet. Në pjesë të luginës priten reshje të rrëmbyeshme, të përcjella me shtrëngata të rralla. Temperatura do të arrijë deri në 23 gradë.

Për ditën e nesërme sinoptikanët parashikojnë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Ndërsa nesër në Shkup pritet mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura nesër do të lëvizë nga 15 deri në 27 gradë.

MotiReshje shiu