Mjeti ngarkues e goditi për vdekje të moshuarin me biçikletë në Gostivar

Një i moshuar ka mbetur i vdekur në Gostivar pasi një mjet ngarkues e goditi atë, raporton Portalb.mk.

Policia njoftoi se dje rreth orës 17:00 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën ,,Maljardi” në Gostivar, një mjet ngarkues ,,Man” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga I.I (35) nga Gostivari, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga S.I. (71) nga Gostivari, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore ku ka ndërruar jetë në vend.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi i Emergjencave Mjekësore, ndërsa inspektimin në vendngjarje ka kryer ekipi i DPB Gostivar në bashkëveprim me Prokurorin Publik.

Aksident trafiku rrugor (veturë motor biçikletë bus)Policia e Maqedonisë së Veriut