Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svelça u dënua me 1 vit burg me kusht

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin për Xhelal Sveçlën lidhur me incidentin e vitit 2018, kur në Kuvendin e Kosovës u përdor gaz lotsjellës, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Sveçla, i cili aktualisht mban detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, është shpallur fajtor për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe është dënuar me një vit burgim me kusht.

Vendimi nuk parashikon vuajtje efektive të dënimit. Sveçla do ta shmangë burgimin nëse gjatë periudhës njëvjeçare të kushtit nuk përfshihet në një tjetër vepër penale.

Në momentin e shpalljes së vendimit, ai nuk ndodhej në sallën e gjyqit.

Gjatë seancave gjyqësore, Sveçla ka insistuar se është i pafajshëm. Ai ka mbrojtur qëndrimin se përdorimi i gazit lotsjellës ishte pjesë e aksionit politik të opozitës kundër marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në kohën kur shërbente si deputet.

Çështja nuk përfshin vetëm Sveçlën. Për të njëjtin rast po gjykohen edhe Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ish-deputeti i Vetëvendosjes Salih Zyba dhe ish-deputetja e LDK-së, Drita Millaku.

KosovaXhelal Sveçla