Mësimdhënësit dhe nxënësit në RMV do të mund të marrin shpërblime financiare nëse janë fitues në ndonjë garë shtetërore

Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre do të mund të marrin shpërblime financiare nga Ministria për Arsim dhe Shkencë, nëse nxënësi ka arritur të zë vendin e parë në ndonjë garë shtetërore, transmeton Portalb.mk.

“Për vendin e parë të fituar në garat në nivel shtetëror nxënësit dhe mësimdhënësit të tij u ndahet shpërblimi me para. Garat duhet të jenë të organizuara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Kjo mundësi është për nxënësit e shkollave fillore, të cilët dokumentet e nevojshme duhet t’i dërgojnë në Ministri.

“Kërkesa nga nxënësi, gjegjësisht nga arsimtari për pagesë të shpërblimit me para për vendin e parë të fituar në garat shtetërore për vitin shkollor dorëzohen në Ministri më së voni deri me 31 dhjetor të vitit aktual kur janë organizuar garat”, paralajmëroi Ministria.

Jeton ShaqiriLigji për Arsim FillorMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Nxënës të shkollave fillore - filloristëShkolla fillore