Më shumë leje të dhëna për ndërtim në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë dhënë më shumë leje ndërtimi gjatë muajit korrik të këtij viti, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Më së shumti leje ndërtimi janë dhënë në Strumicë (32), transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit korrik të vitit 2024 janë dhënë 374 leje ndërtimi, që është për 33.6 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 207 e lejeve janë për ndërtime të larta, ndërsa 92 për rikonstruktim.

Raportohet që vlera e këtyre objekteve është 7 119 331 000 denarë, apo 71.1 përqind më shumë në krahasim me korrikun e kaluar. Te gjysma e investimeve, investitori është person fizik.

Legalizim i ndërtimeve pa leje - ilegaleLigji për ndërtime pa leje - ilegaleNdërtime pa leje - ilegaleNdërtimtari