Me aplikacionin e ri Windows App mund të qaseni në PC prej kudo

Ditën e djeshme Microsoft përmes një postimi në blog tha se Windows App më në fund ka mbërritur dhe është i disponueshëm për Windows, macOS, iOS, iPadOS dhe shfletuesit, transmeton PCWorld.al.

Aplikacioni është një eksperiencë e unifikuar ku përdoruesit mund të lidhen me një pajisje Windows nga çdo pajisje e tjetër e mbështetur.

Është një mënyrë e thjeshtë për tu lidhur përmes Microsoft 365, Azure Virtual Desktop, Remote Desktop, Remote Desktop Services ose Microsoft Dev Box.

Kjo do të thotë se në shumicën e platformave duhet të zëvendësoni çdo aplikacion remote desktop që përdorni me Windows App.

Por nuk është kjo e gjitha që Windows App mund të bëjë ndërsa vjen në shërbim të përdoruesve por edhe profesionistëve IT.

Aplikacioni i Windows synon përfundimisht të jetë një pikë referimi për menaxhimin efikas të përmbajtjes në pajisjet tuaja të lidhura. Sipas Microsoft, ai është gjithashtu i pajisur me funksione të avancuara të sigurisë, në mënyrë që të mund të punoni në mënyrë të sigurt nga çdo vend.

Aplikacionin mund ta shkarkoni duke vizituar Microsoft Store.

CTRL Z – CTRLZTECH - TeknologjiWindows