Më 17 korrik, Yll Limani sjell në Shkup koncertin e madh të turneut “Thirrëm Sot Ose Nesër”

Më 17 korrik, Shkupi do të jetë nikoqir i një prej koncerteve më të mëdha të kësaj vere. Yll Limani vjen në Stadiumin e ARM-së me turneun e tij ndërkombëtar “Thirrëm Sot Ose Nesër”, duke sjellë para publikut një mbrëmje plot muzikë, emocione dhe hite të njohura, shkruan Portalb.mk.

I njohur për stilin e tij unik, baladat emocionale dhe hitet që dominojnë platformat muzikore, Yll Limani pritet të sjellë në Shkup një koncert spektakolar, me repertorin më të njohur të karrierës së tij. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë live këngët nga albumi “Thirrëm Sot Ose Nesër”, por edhe super hitet që kanë shënuar vitet e fundit dhe e kanë bërë një nga artistët më të pëlqyer në skenën shqiptare.

Nën organizimin e Avalon International Booking dhe Three60, koncerti do të sjellë një produksion modern, emocione të forta dhe një atmosferë që vetëm Ylli di ta krijojë me publikun e tij.

Biletat janë në shitje online përmes:avalonbooking.mk dhe karti.com.mk dhe pikat e shitjes së karti.com.mk në të gjithë Maqedoninë.

Kategoritë dhe çmimet:
•⁠ ⁠Regular: 1.500 MKD
•⁠ ⁠Fan Pit: 2.500 MKD (numër i kufizuar, vetëm 400 bileta)
•⁠ VIP: 4.990 MKD

Me repertor të pasur, skenë verore dhe atmosferë open-air, koncerti i 17 korrikut pritet të sjellë në Shkup një nga mbrëmjet më të veçanta të sezonit. Yll Limani vjen për të kënduar bashkë me publikun këngët që tashmë janë kthyer në kolona zanore të shumë kujtimeve.

Kujtojmë se koncert të ngjashëm artisti solli edhe verën e kaluar në Shkup.

Këngë - Këngëtar(e)KoncertKultura shqiptareKulturë lajme