Mbi 9 mijë vende të lira pune në Maqedoninë e Veriut, më së shumti vende të lira ka te shërbimet dhe shitjet

Në tremujorin e fundit të vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 9 518 vende të lira, ashtu që shkalla e vendeve të lira të punës është 1.90 përqind, transmeton Portalb.mk.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.44 % në sektorin F – Ndërtimtaria, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar që është 0.47 %”, theksoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Varësisht nga rajoni, në atë të Shkupit ka 4 967 vende të lira, ndërsa te Pellagonia 1 411. Më së shumti vende të lira ka te pjesa veprimtarisë për shërbime dhe shitje, kurse më së shumti kërkohen punëtorë te kompanitë që kanë më shumë se 250 të punësuar.

 

 

Agjencia për Punësim RMVEnti Shtetëror i Statistikave RMV (ESHS)PapunësiPapunësia te të rinjtëPunësime partiakePunëtor(e) PunëTë drejtat e punëtorëve