Izraeli po lufton me militantët palestinezë në shumë vende pranë kufirit të Gazës, dy ditë pas fillimit të sulmit, raporton TopChannel. Ushtria izraelite e ka krahasuar sulmin e befasishëm nga Hamasi të shtunën, me sulmin e 11 shtatorit 2001 në SHBA. “Ky është 11 shtatori ynë”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Major, Nir Dinar, i cili se informonte se luftimet po zhvillohen në 7 – 8 vende brenda territor.
Por, më vonë, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Daniel Hagari, deklaroi se ushtria ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve pranë Rripit së Gazës, por ende vazhdon të ketë palestinezë të armatosur në territor.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka urdhëruar një bllokadë totale në Rripin e Gazës: “Pa energji elektrike, pa ushqim, pa karburant“.
Mbi 700 është numri i viktimave në Izrael, përfshirë këtu 260 njerëz që u vranë mbrëmjen e kaluar të cilët merrnin pjesë në një festival muzikor. Edhe Palestina ka përditësuar shifrat e viktimave në radhët e veta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 550 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës. 2751 palestinezë kanë mbetur të plagosur.