Mbi 1000 fëmijë ndoqën përrallën simfonike “Pjetri dhe ujku” në Tetovë

Mbi një mijë fëmijë në Qendrën e Kulturës  shijuan dy veprat e Përralës simfonike “Pjetri dhe ujku”, në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Institucioni Nacional “Ansambli Muzikor”-Tetovë realizoi projektin e dytë të programit vjetor të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, përmes së cilit, fëmijët shijuan veprën mjeshtërore të Sergei Prokofiev, të orkestruar dhe dirigjuar nga Angel Spirovski dhe Agona Çupi, me narracion të Rrahim Ramadanit, interpretuar nga orkesta kamertale, transmeton Portalb.mk.

Përshtypjet pozitive nga 2 shfaqet e suksesshme dhe nga realizimi i projektit i theksoi edhe drejtori i Ansamblit Muzikor në Tetovës, Ardian Ismaili, duke nënvizuar se fëmijët e Tetovës kanë nevojë për më shumë ngjarje të tilla që u mundësojnë atyre të njohin një botë të re, që ata duhet të zbulojnë ende.

“Fëmijët ishin të kënaqur dhe e pritën jashtëzakonisht mirë përrallë simfonike. Nëpërmjet shfaqeve të tilla edukative, ne jo vetëm që edukojmë artdashësit më të ri, por ndikojmë edhe në zhvillimin dhe shijen e tyre për artin. Kjo është një motiv shtesë për ne që në të ardhmen të realizojmë sa më shumë projekte të tilla për fëmijët”, theksoi Ismaili.
Atmosferën dhe energjinë gjatë shfaqjes së përrallës simfonike e ka përcjellë dirigjentja Agona Chupi e cila pas performancës ka shkruar në profilin e saj në Facebook: “1000 fëmijë dhe energji e pabesueshme”. Një nga ndjenjat më të bukura”.

Aktiviteti i rradhës në repertorin e IN “Ansambli Muzikor” – Tetovë është koncerti i talenteve të rinj, ndërsa deri në fund të vitit do të realizohen projektet: “Koncert për festat e nëntorit” dhe “Koncert i muzikës së popullarizuar”.

Ansambli Muzikor i TetovësCTRL Z – CTRLZKulturë lajme