Mariçiq-Superti: Progresi evropian i vendit është realitet

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka takuar sot drejtoreshën e sapoemëruar për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian, Valentina Superti, transmeton Portalb.mk.

Në takim u diskutua për procesin e skriningut të përfunduar me sukses, zbatimin e Planit të Rritjes, vendosmërinë e të dyja palëve për të punuar fort me synimin për anëtarësimin e vendit në BE, zbatimin e agjendës së reformave dhe mbështetjen që BE vazhdimisht siguron për Maqedoninë.

Në këtë drejtim, zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu pritjen e tij për mbështetje të mëtejshme nga institucionet evropiane për agjendën e reformave dhe proceset që na presin në rrugën drejt BE-së, duke treguar se kjo do të kontribuojë në ruajtjen e kursit evropian të shtetit dhe për stabilitetin e të gjithë rajonit.

Drejtoresha Superti theksoi se angazhimi dhe strategjia e Komisionit Evropian për zgjerimin e unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor është një politikë e rëndësishme për rajonin dhe vijon me ritme maksimale. Plani i rritjes është një instrument për përshpejtimin e reformave kyçe, zhvillimin dhe mbështetjen e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me synim përparimin dhe realizimin e qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE.

Zëvendëskryeministri Mariçiq falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me institucionet evropiane, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për integrimin evropian, deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, anëtarësimin e plotë të shtetit në BE.

Në takim morën pjesë sekretarja shtetërore e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Maqedoni.

Kujtojmë se procesi i skriningut mbaroi më 7 dhjetor, me skriningun bilateral për Kapitullin 31 – “Politika e jashtme e sigurisë dhe mbrojtjes” si pjesë e klasterit 6 – Marrëdhëniet e jashtme”.

Sekretariati për Çështje Evropiane theksoi që në këtë kapitull, Maqedonia e Veriut ka 100 % harmonizim të legjislacionit me BE-në për shkak se është anëtar i NATO-s.

Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë futjen e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Bojan MariçiqEurointegrime Negociata RMV-BEMinistria për Çështje Evropiane (MÇE)