Pretendimet për kërkesa të reja nga Bullgaria janë propagandë të opozitës, ndërsa ndryshimet kushtetuese janë vendim i cili nuk lidhet me identitetin tonë dhe nuk e cenon atë, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq për “Al Jazeera-n”, transmeton Portalb.mk.
“Ne me këto ndryshimet kushtetuse bëjmë dallimin identitar mes maqedonasve dhe bullgarëve që edhe deri më tani nuk ka qenë aspak problematike, të pakten për ne nuk ka qenë problem. Por, tani edhe zyrtarisht vendoset në Kushtetutë dhe në atë mënyrë e largojmë bllokadën e vetme kruciale nga fqinjët tanë”, tha Mariçiq.
Nga SÇE njoftuan se, qëllimi i Qeverisë dhe negociuesit kryesor me BE-në është që deri në mesin e dhjetorit, kur mbahet Samiti i Bashkimit Evropian ku zgjerimi është një ndër temat, ndryshimet kushtetuese të jenë të përfunduara dhe në atë mënyrë Maqedonia e Veriut të vazhdojë së bashku me Shqipërinë në negociata dhe të jetë pjesë e pakos së re të zgjerimit, sepse siç deklaroi Mariçiq “tani nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të bëjmë gjithçka që të mos e lëshojmë këtë rast, siç kemi lëshuar shumë raste deri tani”.
Kujtojmë se, më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orësh. Votimi nuk dihet ende kur do të bëhet.
Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.
Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.
Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.
- LEXO: Osmani: Asgjë nuk mund ta zvogëlojë rëndësinë dhe urgjencën e ndryshimeve kushtetuese
- LEXO: Kovaçevski tha se opozita shqiptare kundërshton BE-në
- LEXO: Eurokomisionerja e re bullgare, Shkupi do të fillojë negociatat me BE-në kur të ndryshojë Kushtetutën
- LEXO: Bujar Osmani: Ndryshimet kushtetuese, një mundësi historike për integrimin e Maqedonisë së Veriut
- LEXO: BE-ja e gatshme për anëtarë të rinj në vitin 2030, por jo edhe Maqedonia e Veriut
- LEXO: Michel: Deri më 2030 BE dhe shtetet kandidate të jenë gati për zgjerim
- LEXO: KE thotë se fokusohet në zgjerim dhe jo në afate kohore
- LEXO: A është i mundur zgjerimi i BE-së deri në vitin 2030?
- LEXO: Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës është në BE