Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshjen për pika të përbashkëta kufitare “One Stop Shop”

Ministri për punë të brendshme i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Shqipërisë sot kanë nënshkruar marrëveshjen për pika të përbashkëta kufitare të formës “One Stop Shop”, ku qytetarët gjatë kalimit kufitarë do të kontrollohen vetëm gjatë hyrjes, transmeton Portalb.mk.

Policia e Maqedonisë së Veriut vlerësoi që përmes kësaj marrëveshje synohet funksionimi më efikas i kalimit kufitar, me qëllim qarkullimin e sigurt dhe të shpejtë të njerëzve dhe mallrave.

Ministri Pançe Toshkovski nga kalimi kufitar në Bllatë u shpreh që përmes këtij bashkëpunimi pret të ulen edhe kontrabandat gjatë kalimeve kufitare. Ai përkujtoi se me këtë, Maqedonia e Veriut do të ketë pika të përbashkëta kufitare me të gjitha shtetet e rajonit që nuk janë pjesë e Zonës Shengen.

Pas Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Shqipërisë më 19 qershor e miratoi vënien në funksion të sistemit të përbashkët për kontrolle kufitare “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se nga inaugurimi i gushtit të vitit 2023 nga vizita Rama–Kovaçevski, Qafë Thana ka funksionuar tashmë me një ndalesë të vetme, por jo me një kontroll të vetëm pra ka pasur dy oficerë të policisë kufitare, një shqiptar dhe një maqedonas të vendosur në të njëjtën kabinë, secili duke kryer kontrollin e tij mbi bazën e juridiksionit përkatës. Kjo në fakt është aplikimi i “One Stop – Two Shop”, kur udhëtari ndalon një herë, por procedohet dy herë nën të njëjtën çati. Ky ishte një lehtësim logjistik por jo unifikim procedural.

Gjatë vitit 2025, në këto pika kufitare janë regjistruar gjithsej 4.581.724 udhëtarë, prej të cilëve 2.318.080 vetëm në pikën kufitare Qafë Thanë. 

“Sistemi “One Stop” në prill 2025 u zbatua me Kosovën në kalimin kufitar Bllacë – Hani i Elezit, pastaj edhe me Republikën e Serbisë.

DibraKufiri në QafëthanëMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Pançe ToshkovskiPogradeciPolicia e Maqedonisë së VeriutPolicia e ShqipërisëStrugaVendkalim kufitar