Madona i mbështet studentët që po protestojnë në Serbi

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Madonna ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një postim për protestat e studentëve në Serbi.

“Ajo që mediat nuk raportojnë është se aktualisht në Serbi po zhvillohet një nga protestat më të mëdha studentore që nga viti 1968”, thuhet në postimin e Madonës.

Së bashku me fotografinë që është bërë nga droni, ajo përshkruan se studentët kanë mbyllur pothuajse çdo universitet dhe se bllokadat 24-orëshe janë duke u zhvilluar.

Raportohet se në rrugët e Serbisë, njerëzit po kërkojnë ndryshime sistemore dhe më pak korrupsion në qeveri.

Në postim theksohet se profesorët dhe mësimdhënësit i janë bashkuar protestave studentore, ndërsa Qeveria i ka kërcënuar e largim nga puna.

Madona ka kërkuar që kjo situatë të bëhet virale dhe të mbështeten studentët dhe popullsia e Serbisë.

Aleksandar Vuciq VuçiçBeogradiKëngë - Këngëtar(e)ProtestaSerbiaStudentë