Haxhiu ia dorëzoi detyrën presidentes së re të Kosovës

Këtë të mërkurë Albulena Haxhiu i ka dorëzuar detyrën Presidentes së re të zgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Ceremonia e inaugurimit u mbajt në ambientet e Presidencës, transmeton Euronews.

Ceremonia e inaugurimit po zhvillohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të vendit, mysafirëve dhe personaliteteve të ftuara, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të ri presidencial.

Justina Shiroka-Pula u zgjedh të martën Presidente e Kosovës pas një konsensusi politik që i dha fund krizës. Ajo u zgjodh me 81 vota të deputetëve, duke i dhënë fund ngërçit politik dhe duke shmangur shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme.

Votimi u zhvillua pas një dite tensionesh, protestash dhe negociatash politike, ndërsa mbi Kuvendin rëndonte edhe afati i 6 tetorit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Për postin e presidentes konkurruan Justina Shiroka-Pula dhe Eliza Hoxha. Kandidatura e Shiroka-Pulës u paraqit nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa ajo e Hoxhës nga Partia Demokratike e Kosovës.

Albulena HaxhiuJustina Shiroka Pula