Kuvendi i RMV-së me procedurë të shkurtër votoi ndryshimet në ligjin për planifikim urbanistik

I vetmi që doli në foltoren e Kuvendit ishte ministri i Transportit dhe propozuesi Aleksandar Nikollovski, i cili sqaroi se ndryshimet po bëhen me procedurë të shkurtuar për shkak të interesit publik, sepse do të mund të ndërtohen shkolla, spitale, kopshte, si dhe garazhet shumëkatëshe më të thjeshta dhe me më pak procedura dhe vuri në dukje se do të hiqen 600 PDU, të cilat prej vitesh kanë ngecur në procedura, transmeton Portalb.mk.

Paraprakisht, ligji kaloi në diskutimin komisioner, pa amendamente, ndërsa Nikolloski njoftoi se ka marrë mbështetje nga BNJVL-të për ndryshimet e propozuara ligjore.

Deputetët e opozitës nuk folën, ndërsa të vetmet qëndrime të kundërta ishin nga nisma joqeveritare O2, e cila mori pjesë në seancë, me ftesë të ministrit.

Sipas tyre, ndryshimet bëhen pa debat publik dhe profesional, që është në kundërshtim me interesin e qytetarëve.

Gjithashtu, ministri Nikolloski paralajmëroi miratimin e ligjeve të veçanta për Komunën Qendër dhe të Karposhit, i cili do t’i mbyllë të gjitha çështjet me urbanistikën, gjegjësisht të krijojë kritere të qarta sipas të cilave këto komuna do të zhvillohen në të ardhmen, sepse, sipas tij, nuk duhet të dënohet i gjithë shteti për kaosin në këto dy komuna.

Edhe organizata joqeveritare “Go Green” dje ka shprehur shqetësimin për propozim-amendamentin e fundit të Ligjit për Urbanizëm. Nga atje shtojnë se nëse ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski dëshiron realisht të bëjë ndryshime në ligj, duhet të fokusohet në përmirësimin e infrastrukturës së biçikletave dhe këmbësorëve.

Aleksandar NikollovskiMinistria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL)Parlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së VeriutPlan i Detajuar Urbanistik