Kurti zbuloi se mbi 1 milion qytetarë janë regjistruar, bën ftesë që të shfrytëzohen dy javët e mbetura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbi 1 milion qytetarë janë regjistruar, raporton KlanKosova. Kurti, mes tjerash theksons se ky proces që ndodh çdo dhjetë vjet është vendimtar për planifikimin tonë si shtet dhe progresin tonë si shoqëri.

“Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar, edhe dy javë deri në përfundim të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave”, shkroi Kurti në rrjetin e tij social në Facebook.

“Sot bëhen 2/3 e procesit të regjistrimit, ndërsa kanë mbetur edhe 14 ditë deri në fund. Pjesëmarrja e qytetarëve është e lartë dhe misioni i ekspertëve të UNECE dhe UNFPA ka konstatuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës po bën një punë shembullore në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit”.

“Falënderoj secilën dhe secilin regjistrues për dedikimin profesional që kanë shfaqur deri më tani”.

Ai ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për regjistrim.

Albin KurtiKosovaQeveria e Kosovës