KSHZ pranoi ankesën e VLEN për zgjedhjet parlamentare, akuzojnë nga Fronti Evropian

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka pranuar ankesën e koalicionit VLEN për zgjedhjet parlamentare. Nga ana tjetër kanë reaguar nga Fronti Evropian, akuzojnë se KSHZ tenton të bëjë inxhiniering zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur që në vendvotimin 2101 në Llërcë të Zhelinës së përsëritet procesi i votimit. Nga ankesa e VLEN është konstatuar se në kutinë e votimit është gjetur një fletëvotim më tepër, ndërsa se mungojnë tre fleta të votimit nga materiali i mbetur.

Për këtë kanë reaguar nga Fronti Evropian, Skënder Rexhepi theksoi se Komisioni Shtetëror Zgjedhor tenton të bëjë inxhiniering zgjedhor edhe të orkestruar nga partitë politike maqedonase në koordinim me VLEN-in me të vetmin qëllim që Frontit Evropian të ja merr dy deputetë.

“Përskaj faktit që në mënyrë legjitime janë zgjedhur këta deputetë dhe pa asnjë vërejtje për parregullsi në procesin zgjedhor nga vendvotimet ku vijnë ankimimet. Derisa nuk ka KSHZ-ja asnjë vërejtje nga vendvotimet përkatëse konsiderojmë se kjo është pjesë e një orkestre të ndikimit të partive politike maqedonase në koordinim me VLENIN. Fronti Evropian do i përdorë t gjithë mekanizmat demokratike për ta parandaluar një gjë të tillë”, tha Rexhepi.

Partitë politike kanë dorëzuar 27 ankesa për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

VLEN, ka dorëzuar 10, VMRO-DPMNE 8, LSDM 5 dhe E Majta 4.

Ankesat e VLEN-it janë të gjitha në Njësinë Zgjedhore numër 6, në vendvotimet në Tetovë, Gostivar, Zhelinë, Bogovinë dhe Vrapçisht.

Ankesat e VMRO-DPMNE-së janë për vendvotimet në Ohër, Demir Hisar, Krushevë, Kërçovë, Strugë, Manastir, Dollnen dhe Resnjë.

Ankesat e LSDM-së dhe koalicionit janë për Njësinë Zgjedhore numër 5, gjegjësisht për në Strugë, Manastir dhe Kërçovë.

Ankesat e të Majtës janë për në Çair, Strugë dhe Gazi Babë

Rivotimi në këto pika mund të sjellë ndryshim në rezultatin final në ndarjen e mandateve.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.

Fronti EvropianKomisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ)VLEN (Lidhja Evropiane për Ndryshim)Zgjedhje parlamentare RMV 2024
Comments (1)
Add Comment