Kryeministri Mickoski do të takohet me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Dameva

Sot me datë 20.08.2024 në ora 17:00, kryeministri, Hristijan Mickoski së bashku me Ministrin e Drejtësisë Igor Filkov do të takohen me Vesna Damevën, kryetare e Këshilli Gjyqësor, në ambientet e Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Takimi vjen pas vërejtjeve të shumta për punën e Këshillit Gjyqësor, besimin e ulët dhe thirrjen e hapur të Qeverisë dhe kryeministrit Mickoski për propozime për reforma në Këshillin Gjyqësor.

Pas takimit, kryeministri Mickoski do të deklarohet për media.

Mickoski, i cili synon të shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, thotë se qëllimi është që gjyqtarët dhe prokurorët të zgjedhin anëtarët e tyre.

Duke qenë se shumë ekspertë dhe ambasadorë janë kundër kësaj ideje, ai është shprehur se është i gatshëm të diskutojë dhe pranojë idetë e tyre vetëm për të përmirësuar gjendjen në gjyqësor.

Hristijan Mickoski HristianKëshilli Gjyqësor RMVQeveria e Maqedonisë së Veriut