Me udhëzim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kuvendi i Kosovës të enjten vazhdoi seancën konstituive, që u ndërpre më 15 prill. Por, edhe kësaj radhe, seanca u ndëpre dhe do të rinisë pas 48 orësh, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kryesuesi Avni Dehari, ftoi për konsultë përfaqësuesit e partive politike, por më pas tha se nuk kishte konsensus dhe e ndëpreu seancën.
PDK, LDK dhe AAK fajësuan LVV-në se me ndërprerjen e seancave po tenton “të blejë kohë për pazare politike”, pasi sipas tyre, partia e Albin Kurtit nuk i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin e as Qeverinë.
Këto parti insistojnë që anëtarët e kabinetit qeverisës, që kanë dhënë dorëheqje me qëllim që të betohen si deputet, nuk mund të vazhdojnë punën në ekzekutiv.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilëson si të pakuptimtë kërkesën për dorëheqje, pasi argumenton se Qeveria e tij është në dorëheqje që nga 23 marsi.