Koalicioni Fronti Evropian më në fund e bëri publike formën digjitale të programit zgjedhor

Koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI, pas shumë insistimeve nga Portalb.mk më në fund ia siguroi redaksisë tonë, por më kryesore, votuesve, programin zgjedhor me të cilin garojnë në zgjedhjet parlamentare.

Redaksia e Portalb.mk, që nga fillimi i fushatës thuajse çdo ditë nëpërmjet kontakteve ka kërkuar nga Fronti Evropian të siguroj një kopje nga programi parlamentar “Europa 2030”, ngase i njëjti përdoret nga media jonë që të informojë në mënyrë të barabartë elektoratin i cili duhet të sheh se çka ofron ky koalicion.

Mirëpo nga BDI nuk na u përgjigjën në kërkesën tonë deri sa dje Portalb.mk publikoi artikullin “Fronti Evropian në këto zgjedhje parlamentare garon pa program zgjedhor”, ndërsa sot na e dërguan programin, të cilin e përcjellim më poshtë.

Programi i Frontit Evropian nuk gjendet ende në ueb-faqen zyrtare të BDI-së.

Zgjedhjet parlamentare do mbahen me 8 maj së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)Fronti EvropianZgjedhje parlamentare RMV 2024