Kacarska: Mbi dy vite presim zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, jam e tronditur nga ndryshimet në Kodin Penal

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, është e habitur dhe e tronditur nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal, aq më tepër që ato janë miratuar pa asnjë pengesë as nga opozita, dhe në kushtet kur Gjykata Kushtetuese për dy vjet nuk mund të kompletohet dhe të zgjidhen gjyqtarët kushtetues, transmeton Portalb.mk.

“Dëshiroj të them se jam vërtet e befasuar nga miratimi i këtyre ndryshimeve nga Kodi Penal, nuk e dija që po përgatiteshin ndryshime të tilla. Si gjyqtare prej shumë kohësh e Gjykatës Penale, sigurisht që nuk jam dakord me ndryshime të tilla në Kodin Penal, veçanërisht jo për krime të tilla. Por unë do të thoja diçka tjetër në lidhje me këtë. Nëse gjyqtarët do të kishin marrë vendime për të gjitha ato çështje, dyshoj se do të kishte pasur ndryshime të tilla në Kodin Penal, tha Kacarska.E pyetur se cili është qëndrimi i saj që këto ndryshime janë bërë shpejtë dhe disa nga ligjet, madje edhe zgjedhja e gjyqtarëve kushtetues ka ngecur në komisione, Kacarska u përgjigj:

“Jam vërtet e habitur se si u miratua ky ligj, pa asnjë pengesë edhe nga opozita, dhe nga ana tjetër, për dy vjet e për disa muaj gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zgjidhen, nuk mund të kompletohemi. Që do të thotë se ku u konvenon politikanve, nuk ka pengesa, kështu detyrohen, ku duan të bëjnë pengesa mund të bllokojmë shtetin”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

E pyetur për deklaratat e avokatëve në publik që arsyetojnë uljen e dënimeve me burg, Kacsarska u përgjigj se nuk pajtohet me një deklaratë të tillë, sepse nuk mund të kemi vetëm dënime të lehta.

Ndryshimet në Kodin Penal që amnistojnë krimet e funksionarëve të Maqedonisë së Veriut pasi morën nënshkrimin e presidentit Stevo Pendarovskit u publikuan në “Gazetën Zyrtare” dhe do të hynë në fuqi pas ditës së tetë pas publikimit të tyre, gjegjësisht javën e ardhshme.

Rikujtojmë se Ligji është miratuar me flamur evropian, me procedurë të përshpejtuar, sepse, siç thanë nga Qeveria në seancë, nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së. Por pikërisht ndryshimet në nenin 353, që i referohet krimit të zyrtarëve, nuk janë ndër ato 35 nene.

Sipas ndryshimeve të miratuara, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg, hapet mundësia e vjetërimit edhe më të shpejtë, gjë që tashmë është bërë praktikë në çështjet gjyqësore me ish-zyrtarë.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.

Gjykata Kushtetuese RMVKodi PenalParlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së Veriut