Tatimpaguesit e Maqedonisë së Veriut deri më 25 tetor kanë mundësi të dërgojnë raportet rreth TVSH-04, ndërsa deri më tani vetëm 16 përqind i kanë dorëzuar, transmeton Portalb.mk.
“Deri më tani vetëm 6 607 nga gjithsej 40 975 tatimpagues i kanë dorëzuar raportet e TVSH-së, që tregon se një numër i madh i tatimpaguesve nuk e kanë plotësuar obligimin e tyre”, sqaroi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP).
Drejtoria i ftoi të gjithë tatimpaguesit të dërgojnë raportet në kohë, si një detyrim ligjor për përudhën e kaluar tatimore. Në lidhje me problemet e ndryshme, tatimpaguesit mund të kërkojnë ndihmë në adresën info@ujp.gov.mk, numrin 0800 33 000 ose 02 3253 200.