“Jo vëmendje regjisorëve përdhunues”, protestuesit u përpoqën të ndalonin filmin e Woody Allenit në Venedik

Një grup protestuesish u përpoqën të ndërpresin premierën e filmit të Woody Allenit, Coup de Chance, në Festivalin e Filmit të Venedikut. Kanë dalë edhe pamje nga protesta e cila ka filluar para vendit ku mbahej festivali më i rëndësishëm i filmit, gjegjësisht ai i Venedikut. Gazeta të njohura e portale prestigjioze kanë shkruar për këtë ngjarje që ndodhi para disa netësh kur duhej të jepej premiera e filmit të Allenit. Protesta ka filluar në momentin që regjisori i famshëm Woody Allen ka shkelur në tapetin e kuq me qëllim që të pengohet premiera e tij e filmit ” Coup de Chance”, njofton Portalb.mk

Në shenjë revolte njerëzit hiqnin bluzat dhe thërrisnin:  “jo kulturës së përdhunimit”, “jo vëmendje regjisorëve përdhunues”. Protesta nuk kishte në shënjestër vetëm Woodyn, por edhe dy regjisorët tjerë po ashtu të njohur, Roman Polanskit dhe Luc Bessonit, të akuzuar gjithashtu për abuzim seksual.

Abuzimet seksuale janë bërë të shpeshta në botën kinematografike ashtu si edhe reagimet nga grupe njerëzish të cilët pretendojnë se janë të vërteta akuzat se Woody Alleni e ka ngacmuar seksualisht vajzën e ish – gruas së tij në moshën shtatë vjeçare. Edhe pse Woody kategorikisht e ka mohuar një gjë të tillë, në përkrahje të tij janë bërë emisione, dokumentare një gjë e tille nuk ka pasur sukses, kjo për shkakun se Woody, skena të ngjashme siç e ka përshkruar viktima e sulmit ngjarjen ka pasqyruar edhe në krijimtarinë e tij.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt, Woody është i pazëvendësueshëm në kinematografinë botërore dhe regjisori më popullor. Ndoshta kjo ka bërë që mos ta pësojë akoma, si plot të tjerë që e kanë pësuar me prishje kontratash milionëshe në momentin që veç është lakuar emri i tyre krahas abuzimit seksual. Por, Woody? Si mund ta bëjë një gjë të tillë Woody me atë fytyrë fëmijërore, me infantilitetin e kthyer në kult komik në filmat e tij.

Edhe pse në Festivalin e Venedikut u shfaq përkrah vajzës së adoptuar që pati me ish- gruan e tij Mia Farow me të cilën është i martuar tani Soon-Yi Previn.

Woody Allen para publikut në Venedik, ku e ka prezantuar filmin e tij të ri “Coupe de chance” ku mes tjerash ka deklaruar : “Kam qenë shumë me fat gjatë gjithë jetës sime. Kam pasur dy prindër të dashur. Kam miq të mirë, kam një jetë dhe martesë të mrekullueshme, dy fëmijë. Nuk kam qenë në spital kurrë dhe nuk mbaj mend të më ketë ngjarë ndonjë gjë e tmerrshme. Kam qenë shumë me fat sa i përket filmit. Kam pasur, gjatë jetës sime, shumë fjalë të mëdha që kam ndjerë se nuk i meritoj dhe vëmendjeje e respekt të madh. Pra, nuk kam pasur asgjë tjetër përveç fatit të mirë dhe shpresoj që akoma ta kem. Sigurisht, deri sot pasdite. Deri më tani, kam qenë shumë me fat”,  përfundon ai.

Festival i filmitFilmaKulturë lajme