Kumanova sjell premierën e radhës një shfaqje e bazuar në tekstet e Juxhen O’Neilli dhe Eric Hallberg, nën interpretimin regjisorial të regjisorit Gent Çajani dhe me lojë të dy aktorëve Faton Ibrahimit dhe Egzona Salihut, njofton Portalb.mk
“Exodus” ofron një koncept të jashtëzakonshëm, duke shqyrtuar temat e aktualitetit në një mënyrë tërësisht inovative. Me kujdesin dhe talentin e regjisorit Gent Cajani, historia e eksodit të ditëve të sotme përballet me sfidat e mëdha të ikjes, ballafaqimet me problemet, migrimin dhe vetminë në një mënyrë unike dhe thelbësore.’
Një ecuri e jashtëzakonshme e ngjarjeve dhe interpretimi i shkëlqyeshëm i Egzonës dhe Fatonit çon këtë shfaqje në një nivel të lartë artistik. Nën drejtimin e regjisorit Çajani, secila skenë zhvillohet me intensitet dhe ngjyrë, duke kapur vëmendjen dhe emocionet e publikut.”
Data e premierës: 06 Dhjetor – e mërkurë- ora 19:00
Repriza e parë: 09 Dhjetor – e shtunë- ora 19:00
TRILERI KËTU !