Janë larguar granata të rrezikshme nga luftërat e kaluara nga një zonë e përfshirë nga zjarri në Mariovë

Një piroteknik i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), ka larguar në mënyrë të sigurt dy granata artilerie të kalibrit 75 mm dhe 155 mm, të Luftës së Parë Botërore, në territorin e fshatit Meglenci, në komunën e Novacitnga një zonë që ishte përfshirë nga zjarri i Mariovës disa ditë më parë, njoftoi sot DMSH-ja, transmeton Portalb.mk.

“Mjetet e pashpërthyera të luftës (NUS), përkatësisht granatat, u nxorën nga një vend që më herët ishte përfshirë nga zjarri, por nuk kishin shpërthyer nga flakët. Granata të tilla dhe mjete të tjera shpërthyese paraqesin një rrezik shtesë për të gjithë ata që ndodhen në rajonet ku gjenden ato, veçanërisht kur këto zona janë përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftimin e DMSH-së.

Granatat e Luftës së Parë Botërore/Foto: Lufta e Parë Botërore

 

Granatat ishin zbuluar nga pjesëtarët e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Manastirit.

ArmëDrejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim RMVLufta e Parë Botërore (LPB)