Interi ngeli pa trajner

Aventura e Simone Inzaghi-t në stolin e Interit ka përfunduar. Pas një takimi me presidentin zikaltër, Beppe Marotta dhe drejtorin Piero Ausilio, tekniku 49-vjeçar ka komunikuar vendimin për tu larguar, raporton Klan.

Ky vendim vjen pas humbjes në finalen e Ligës së Kampioneve, ku Interi u mposht me rezultatin e thellë 5-0.

Inzaghi do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, aty ku ka marrë një ofertë të lartë nga skuadra e Al Hilal.

Ndonëse mungon vetëm zyrtarizimi, vendimi për largim është marrë dhe nuk ka kthim pas. Tek Interi tani do të nisin nga puna, për të zgjedhur trajnerin e ri, ku emri më i përfolur për momentin është ai i Cesc Fabregas.

Inzaghi largohet nga drejtimi i Interit pas 4 vitesh, ndërsa arriti dy finale të Ligës së Kampioneve, por u mposht në të dyja.

Në stolin e zikaltërve, Inzaghi fitoi tre herë Superkupën e Italisë, dy herë Kupën dhe një herë titullin kampion.

Futboll futbollist(e)Inter