“Hungarian String Harmony” çel edicioin e shtatë të “Skupi KamerFest”

Edicioni i shtatë i festivalit të muzikës kamertale “Skupi KamerFest” i organizuar nga shoqata “Muza” – Shkup dhe me drejtor artistik, Blerim Grubi këtë vit do të mbahet në periudhën 5 deri më 16 shtator në Shkup dhe Tetovë, njofton Portalb.mk.

Afishe e festivalit

Të enjten, më 5 shtator 2024, në sallën e Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut, me fillim nga ora 19:30, do të mbahet koncerti i parë i festivalit të muzikës kamertale “Skupi kamerfest”, nën organizimin e shoqatës “Muza” – Shkup, dhe me mbështetjen e ambasadës hungareze.

Në këtë koncert publiku shkupjan dhe jo vetëm, do të ketë mundësin të dëgjojë trion hungareze, në përbërje të Júlia Pusker në violinë, Máté Szűcs në violë dhe Balázs Dolfin në violonçel ,  instrumentistë mjaft të njohur për skenën koncertuese, si në aspektin solistik ashtu edhe në atë kamertal.

Koncerti i titulluar “Hungarian String Harmony” do të ketë në program vepra nga dy kompozitorët më të njohur hungarez të fillimit të shekullit XX, Serenade for string trio Op. 10 nga Ernő Dohnányi, si dhe Duo for violin and cello Op. 7 nga kompozitori, etnomuzikolgu dhe pedagogu i njohur Zoltán Kodály. Po ashtu në program është e përfshirë edhe vepra Divertimento for string trio in E-flat major K. 567 nga kompozitori botëror i periudhës së klasicizmit, W.A. Mozart.

Hyrja për këtë koncert si edhe për të gjitha koncertet tjera në vazhdim të festivalit “Skupi Kamerfest” është falas. Të bashkëngjitur në shkrim e keni dhe programin e netëve tjera.

Festival muzikorKultura shqiptareKulturë lajme