“HM – Transport” nuk e kryen punën, nga fillimi i javës së ardhshme do t’i hapim dyert për operatorë tjerë, paralajmëroi ministri

Ndërmarrja “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport” nuk e kryen punën që e presin qytetarët nga ai. Për shkak të kësaj, në Kuvend është ligji për liberalizimin e transportit, të trafikut hekurudhor dhe pres pas votimit të tij, nga fillimi i vitit të ardhshëm t’i hapim dyert e operatorëve të tjerë nga rajoni, të cilët duan të operojnë nëpër hekurudhat e Maqedonisë. Me këtë do ta përmirësojmë edhe konkurrencën, ndërsa edhe qytetarët dhe kompanitë do të shohin benefit, sepse me një temp të këtillë, jam i bindur se ngadalë lëviz realizimi i të gjitha proceseve, që i ka marrë kjo ndërmarrje, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ekspertizës në rindërtimin e rrugëve “Lece Koteski” në Prilep. Boçvarski theksoi se ndër vite më parë “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport”  punon me vështirësi, në kushte të rënda, me mbështetje financiare nga Qeveria, që të mund të realizojë numër i caktuar i linjave nga plani operacional.

“Është fakt se deri para dy viteve Qeveria si subvencione për kërë ndërmarrje ka paguar gjashtë-shtatë milionë euro në vit për një numër të caktuar të linjave për trafikun rrugor. Vitin e kaluar kemi ndihmuar financiarisht 15 milionë euro, ndërsa këtë vit pres që mbështetja të arrijë diku deri në 25 milionë euro. Tani do ta shtroj pyetjen – nëse qytetarët janë të vendosur nga ajo që e bën “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport” dhe nëse ne si Qeveri jemi të kënaqur? Absolutisht edhe qytetarët edhe Qeveria, të gjithë së bashku do të konstatojmë se kjo ndërmarrje nuk e kryen punën që e presin qytetarët nga ajo”, përmendi ministri.

Sipas tij, liberalizimi do të thotë se do të mundësohet të hyjnë edhe operatorë tjerë nëse ka të interesuar të operojnë në hekurudhat e Maqedonisë

Ai shtoi edhe se do të vazhdojë ndërtimi i hekurudhave ndaj Bullgarisë.

Ndryshe, transporti hekurudhor ishte jofunksional në fillim të nëntorit për shkak bojkotit në lidhje me kërkesat e tyre për pagesën e shpenzimeve për rrugë.

Nëpërmjet emetimit të katërt të aksioneve nëpërmjet ofertës private, nga Qeveria e RMV-së do të ndahen 15,7 milionë euro shtesë për Hekurudhat e RMV-së-Transport. Në këtë mënyrë, do të ndihmohet në punën e kompanisë shtetërore për hekurudha, e cila ka borxh të madh prej 64,9 milionë euro, llogaritur deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2023. Nga Komisioni për Letra me Vlerë informojnë se në seancën e 15-të kanë miratuar vendim me të cilin hekurudhës shtetërore i japin miratim që të emetojnë aksione.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më herët sqaroi se këtë vit nga buxheti i shtetit deri tani janë transferuar 10 milionë euro për të ndihmuar komunikacionin hekurudhor transportues, por edhe për të mbuluar shpenzimet tjera. Vjet janë transferuar 15 milionë euro ndaj ndërmarrjes hekurudhore.

Bllagoj BoçvarskiHekurudhaJP Hekurudhat e Maqedonisë së VeriutMinistria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL)Stacion(e) Hekurudhor(e)
Comments (1)
Add Comment