Sot në Gjykatën Themelore në Kumanovë fillon gjyqi kundër T.B. (25) nga Nagoriçani i Vjetë për katër vrasje dhe dy tentativa vrasjeje. Prokuroria deklaron se për shkak se ai me paramendim mori jetën e disa personave, përballet me dënim me burg prej të paktën 10 vjetësh ose burgim të përjetshëm, transmeton Portalb.mk.
Çështjen po e përfaqëson në gjykatë Ljubomir Lape, prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë.
Sipas raporteve të ekspertëve të kryera gjatë hetimit, ai i kreu veprat për motive të tjera të ulëta, pra me qëllimin për të kënaqur pasionet e tij seksuale ndaj trupave të vdekur femra.
Kështu, natën midis 05.01.2025 dhe 06.01.2025 në fshatin Kleçovcë, ai me ia mori jetën një gruaje të moshuar dhe të pafuqishme. Ai hyri në shtëpinë e saj dhe ndërsa ajo flinte në shtrat, e sulmoi fizikisht dhe filloi ta mbyste me dhunë. Gruaja vdiq nga frakturat dhe lëndimet e shumta që e penguan të merrte frymë.
Në një periudhë të paspecifikuar kohore midis 05.06.2025 dhe 07.06.2025 në fshatin Dragomance, ai vrau me paramendim një grua tjetër në mënyrë të ngjashme.
Incidenti i tretë u regjistrua më 22.07.2025 në fshatin Çellopek, ku ai u përpoq të vriste një grua e cila arriti ta frikësonte duke e thirrur djalin e saj, kështu që i pandehuri iku.
Në orët e mbrëmjes midis 17.01.2026 dhe 18.01.2026 në fshatin Nagoriçani i Vjetë, i pandehuri vrau me paramendim një grua që ishte më e re në moshë, por të cilën ai e dinte gjithashtu se ishte vetëm. Mënyra e kryerjes së krimit ishte e ngjashme me atë të viktimave të mëparshme.
Në fshatin Çelopek, në orët e mbrëmjes midis 05.02.2026 dhe 06.02.2026, i pandehuri i mori jetën një viktime tjetër të moshuar dhe të pafuqishme.
Ngjarja e fundit e regjistruar ishte më 9 shkurt në fshatin Çellopek, ku ai qëllimisht u përpoq t’i merrte jetën një gruaje tjetër.
Njëzet e pesë vjeçari T. B. nga fshati Malotinë në komunën e Nagoriçanit të Vjetër u arrestua më 13 shkurt të këtij viti si i dyshuar për vrasjen e një banores 78-vjeçare të fshatit Çellopek.