Federata përsëri e dënoi Shkëndijën, me dy vjet largim u dënua kryetari e nënkryetari i LFK Kërçovë

Komisioni Disiplinor në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) përsëri ka dënuar disa ekipe dhe persona që gjenden në nivele të ndryshme organizative, transmeton Portalb.mk.

“FK Shkendija po gjobitet me 5,000 euro për hedhjen e çakmakëve në ndeshjen e raundit të 22-të kundër AP Brera”, raportoi Federata.

Dënim të njëjtë, për arsye të njëjtë, do të marrë edhe Vardari për organizimin e ndeshjes kundër Shkëndijës.

“Dejan Siljanoski, lojtar i FK Detonit Plačkovica, është pezulluar nga të luajturit për 2 ndeshje. Isuf Bajrami, administratori i KF Shkendija e Haraçinës, dënohet me ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare për një periudhë 1-mujore”, raportoi Federata.

Në listën e të dënuarve përfshihen edhe kryetari e nënkryetari i Lidhjes e Futbollit Komunal në Kërçovë, gjegjësisht Marsjan Risteski dhe Xhevdet Dalipi. Të dy do të largohen për 2 vjet nga funksioni.

Ndryshe, Shkëndija u dënua edhe javën e kaluar për ndeshjen kundër ekipit të Pelisterit.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)KF Shkëndija