Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është ndjerë para disa minutash në Tetovë, Shkup dhe rrethinë, transmeton Portalb.mk.
Siç njofton Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte rreth 13 kilometra në juglindje të Tetovës, në thellësi prej 5 kilometrash.