Më datë 24.04.2024, rreth orës 12:00, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “113” në Tetovë, vetura “Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.A. (64) nga Shipkovica e Tetovës, ka goditur një këmbësor të mitur nga Tetova, transmeton Portalb.mk.
Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Ekspertizë në vendngjarje është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.