Një trup i pajetë i një 15-vjeçari është gjetur afër një garazhi me kate në qendër të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
Trupi i pajetë është gjetur në rrugën pranë garazhit shumëkatësh “Razlloveçko Vostanie”, që ndodhet përballë Qendrës Tregtare të Qytetit (GTC) në Shkup.
Do të hetohet nëse ka qenë aksident apo vetëvrasje.
Ministria e Brendshme ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për rastin.